Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rritja e çmimit të miellit “fut në sherr” Braçen me Ahmetajn, deputeti: Gjoba ndaj kompanive është automatike

Shkruar nga Newsbomb
Rritja e çmimit të miellit “fut në sherr”

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish sot për rritjen e çmimit të miellit, si dhe vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë për rritjen e çmimit.

Në një postim në Facebook, Braçe thotë se në Korrik të vitit 2020 është marrë vendimi nga Autoriteti i Konkurrencës që konstaton sjelljen e katër ndërmarrjeve të mëdha dhe parashikon ndëshkim në rast se ato refuzojnë zbatimin.

Sipas tij në rast të rritjes së çmimit të bukës, gjoba është automatike.

Ndërkohë ditën e sotme zv. kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi të kundërtën duke thënë se nga hetimet nuk janë vërejtur shkelje nga 4 kompanitë: Miell Tirana, AgroBlend, Bloja dhe Atlas Mills.  

Prej ditësh situata është “ndezur” sa i përket rritjes së çmimit të bukës në vend, kur tregtarët e miellit kanë rritur çmimet. Në këtë mes ndërhyri Autoriteti i Konkurrencës, që me tre vota pro dhe dy kundër vendosi të mos gjobisë firmat e importit të miellit, të cilat kanë rritur çmimet.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

PER BUKEN DHE PER

BUKEN E GOJES!

DHE ATA QE THONE SE RRITJA E CMIMIT ESHTE E PERBALLUESHME!

— Ligjerisht, teknikisht:

Komisioni i Konkurences ne KORRIK 2020, me vote UNANIME, ka konstatuar:

1. SJELLJE TE BASHKERENDUAR TE KATER NDERMARRJEVE NE IMPORTIN E GRURIT, IMPORTIN, PRODHIMIN DHE TREGETIMIN E MIELLIT, DUKE BASHKERENDUAR SJELLJEN DHE CAKTUAR CMIMET NE KETE TREG……. Etj;

Ka vendosur KATER DETYRIME per kater ndermarrjet ku me i rendesishmi eshte;

TE MOS CAKTOJNE NE MENYRE TE DREJTPERDREJTE APO TE TERTHORTE, CMIMET NE BLERJE APO NE SHITJE, SI DHE CDO LLOJ KUFIZIMI TJETER!

Ka vendosur mbajtjen ne monitorim per nje vit te kater ndermarrjeve, sjelljes se tyre ne zbatim te detyrave te lena.

KOMISIONI I KONKURRENCES ME VENDIM, thote qarte ne PIKEN 6:

MOSZBATIMI I DETYRIMEVE TE PIKES 3 TE VENDIMIT (MOSCAKTIMI I CMIMEVE), NDESHKOHET ME PENALITETET E PERCAKTUARA NE LIGJ!

Pra, ka nje Vendim, eshte marre ne Korrik 2020, i cili konstaton SJELLJE TE KOORDINUAR TE KATER NDERMARRJEVE, le detyra, i monitoron ato dhe, parashikon ndeshkim nese ndermarrjet refuzojne zbatimin! PIKE!

Edhe nje here;

NE KORRIK 2020, JO DJE!

—Konkretisht, profesionalisht;

1. Komisioni i Konkurrences ne nje vit monitorim, ka administruar gjetje sipas te cillave:

80-90% TE CMIMEVE TE ADMINISTRUARA NGA FATURAT E KATER NDERMARRJEVE, KANE QENE TE NJEJTA, TE CAKTUARA NE SJELLJE TE KOORDINUAR;

2. Rritje te cmimit te bukes ne furrat e prodhimit te bukes si pasoje e rritjes se cmimit te miellit nga keta furnizues. Pra, vendimi i AK jo vetem nuk eshte zbatuar por kater ndermarrjet kane vijuar te CAKTOJNE CMIMET ne favor te tyre, ne rritje e ne dem te popullit.

Ne kete pike;

VENDIMI I KORRIK 2020 THOTE “GJOBE”; REFERUAR LIGJIT 10% E XHIROS VJETORE!

PRA, GJOBA ESHTE AUTOMATIKE!Asgje profesionale nuk ka ne vendimin e tre komisionereve dje, zero!

Thjesht anembajtje e tyre ndaj kater ndermarrjeve kunder popullit, INTERESIT PUBLIK!

Eshte skandaloze por fakt;

Deri ne 1990, cmimet ne treg i caktonte qeveria dhe ne favor te popullit-sipas saj, SOT, TANI, CMIMET I CAKTOJNE KATER NDERMARRJE DHE NE FAVOR TE FITIMIT TE TYRE-FAKT!

Diference me te neveritshme dhe kunder shumices nuk ka!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll