Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka konfirmuar rritjen e çmimeve të hoteleve për datat 23-25 maj për shkak të mbajtjes në Tiranë të finales së Conference League.
Kjo u konfirmua pak ditë më edhe nga mediat, ku për të rezervuar një natë në një hotel të Tiranës në datat 24 ose 25 Maj, atëherë mund të përballeshe me çmime të frikshme, si 1300 euro/nata. Ka edhe hotele ku rezervimi fillon me 600 euro, me 700 apo 800 euro.
Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje hoteleve të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, teksa tha se shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin.
“Autoriteti i Konkurrencës bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, ka deklaruar Autoriteti i konkurrencës.
Postimi i plotë:
Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e këtij tregu.
Shtrenjtimi i ushqimeve, ekspertët: Qeveria të mbështesë bujqësinë, prodhimi vendas ul çmimet! Bizneset t’i kontrollojë konkurrenca, jo bordet
Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.
Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës: – të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos; – të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.
Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.