Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Rritja e çmimeve të bulmetit, deputeti i PD: Hajdutët e trajtojnë qumështin si produkt luksi, Bordi është një mekanizëm që vjedh shqiptarët

Lajme të ngjashëm

Depueti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar për rritjen e çmimeve të bulmetit në vend.

Ai shkruan në një postim në Facebook, se kjo rritje e “hajdutëve që trajtojnë qumështin si produkt luksi” është një dëshmi se Bordi i Çmimeve është një mekanizëm vjedhës për qytetarët shqiptarë.

Mes të tjerash deputeti demokrat inkurajon veprimin e Autoritetit të Konkurrencës për nisjen e hetimit për këtë rritje.

Postimi i plotë i Sulës:

Hajdutët” që e trajtojnë qumështin si produkt luksi. Që Bordi i Çmimeve është një mekanizëm vjedhës për qytetarët shqiptarë, kjo u dëshmua sërish. Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij janë rritur në mënyrë abuzive deri në 37%, ndërsa bordi e miraton në heshtje një vjedhje të tillë.Kjo qeveri ndër të gjithë bëmave të zeza do mbahet mend edhe si ajo që e trajtoi Qumështin, Djathin e nënproduktet e tjera si mallra luksi.

Me gisht duhet të drejtohen qytetarët edhe ndaj një grushti personash që kontrollojnë çmimet e produkteve të qumështit. Në një sjellje monopoliste të gjithë kanë rritur çmimet në mënyrë abuzive duke ua vështirësuar edhe më tepër jetesën. Me ndërhyrjet e tyre arrijnë të depërtojnë deri në qeveri për të hequr taksa të ndryshme, por çmimet për qytetarët sërish mbesin nga më të lartat. Inkurajoj veprimin e Autoritetit të Konkurrencës i cili ka reaguar lidhur me informacionet për rritje me 37 % të çmimeve të bulmeteve në vend.

AK njofton se ka vendosur ngritjen e një grupi pune për të parë situatën në terren dhe për të evidentuar shkeljet e ligjit ndërkohë ka lajmëruar se shkelësit e ligjit për “mbrojtjen e konkurrencës” do të sanksionohen me gjobë deri në 10 % të xhiros së vitit financiar paraardhës. Ndonëse e vonuar, e inkurajoj këtë hetim dhe të mos ndalen përball joshjeve që mund të ketë rrugës. Ndërkohë edhe Gjykata Kushtetuese nuk duhet të vonojë më tej vendimin për shkrirjen e bordeve. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet si vidhen qytetarët.

Më shumë