Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Rritja e çmimeve skandaloze”, Basha u jep “urdhër” deputetëve: Dilni në terren në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimin e qytetarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është mbledhur Grupi Parlamentar ku kanë diskutuar rreth mbledhjes online të komisioneve Parlamentare.

Bëhet me dije se gjatë fjalës së tij kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje deputetëve që të dalin në terren dhe të bëjnë publike shqetësimet e qytetarëve.

Gjithashtu kryedemokrati ka ka bërë me dije se do të ngrihet një grup për të hartuar draftin ligjor për të  adresuar problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votave.

“Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve

Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar  aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale. Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor.

Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, si dhe reformë zgjedhore dhe instrumente zbatimi që mundësojnë rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira europiane. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale”,ka thënë Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img