Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Rritja e çmimeve paraqet rrezik”, shefja e misionit të FMN: Duhet strategji për rritjen e të ardhurave...

Shkruar nga Newsbomb
“Rritja e çmimeve paraqet rrezik”, shefja e misionit të

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun është shprehur se rritja e çmimeve paraqet rrezikshmëri.

Ajo është shprehur se duhet një strategji për rritjen e të ardhurave tatimore, teksa tha se duhet të përmirësohet cilësia e investimeve.

“Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa.

Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme. Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor”, tha Sun ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu