Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rritja e çmimeve, Ahmetaj: Ne do i mbrojmë qytetarët, kryeministri brenda javës do të dalë me një paketë mbështetëse

Shkruar nga Newsbomb
Rritja e çmimeve, Ahmetaj: Ne do i mbrojmë qytetarët,

Zvëndëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka bërë me dije se brenda javës kryeministri Rama do të lansojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve.

Gjithashtu Ahmetaj gjatë fjalës së tij, shtoi që qeveria është duke punuar për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë duke siguruar dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji në mënyrë të vazhdueshme.

“Ne vazhdojmë të mbrojmë qytetarët nga kriza energjetike dhe nga rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve.Në të njëjtën kohë dua të ndaj me ju që  qeveria është  duke punuar çdo minutë për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji në mënyrë të vazhdueshme.  Qytretarët do të vazhodjnë të mbrohen familjarët dhe biznesi i vogël do të mbrohen nga kriza energjitike. 

Dua ti garantoj qytetarët që do të mbrohen nga kjo qeveri ashtu si kemi berë gjatë gjithë kohës. Paketa specifike do të lancohet nga kryeministri në ditët në vazhdim. Kryeministir ka krijuar një grup që monitoron situatën përdit”, tha Ahmetaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll