Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rritet sipërfaqa e përmbytur në Shkodër, hidrometri në Dajç mbi kuotën maksimale, në Obot niveli i ujit në rrugë është 120 cm (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga Shkodra, te shpernadra nga Bashkia

Bashkia e Shkodrës publikon bilancin e përmbytjeve në territorin e saj, për sot, datë 1 shkurt 2021. Situata në këtë qark vazhdon të jetë problematike pasi sipërfaqa e përmbytur tashmë i ka kaluar 3.000 hektarë.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 01.02.2021, paradite:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3005 Ha

1. Tokë e pakultivuar               605 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   2120 Ha

3. Grurë                                      150 Ha

4. Bimë Dekorative                     87  Ha

5. Pemtore                                   40  Ha

6. Serra                     3  Ha


Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha


Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 290 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

3. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.


Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha


Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.


Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 40 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
  • Grurë 10 Ha


Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 25 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu