Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rritet sërish numri i viktimave në Itali, 132 të vdekur nga tërmetet, shumë prej tyre fëmijë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

658500fe930d67973c894a1b0ca78da0

Pak orë pasi kryeministri i Italisë, Matteo Renzi konfirmoi se 120 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve që goditën në orët e para të mëngjesit qendrën e vendit, mediat shkruajnë se numri i viktimave është rritur në 132 dhe mes tyre ka shumë fëmijë.

Amatrice, Accumoli dhe Norcia janë qytetet që janë goditur më fortë nga tërmet, një prej të cilëve ishte me magnitudë 6.2 ballë. Pjesa më e madhe e këtyre qyteteve është shkatërruar plotësisht.

Renzi njoftoi se nesër do të mbledhë qeverinë për të vendosur për hapat e mëtejshëm në normalizimin e situatës, ndërsa theksoi se për momentin prioritet është shpëtimi i atyre personave që ndodhen ende nën gërmadha.

368 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe të paktën 150 të tjerë besohet se ndodhen nën rrënojat e banesave të tyre. Rreth 2500 persona janë shpërngulur nga këto zona që në orët e para të mëngjesit.

Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të Italisë, Ministria e Jashtme ka deklaruar se shtatë është numri i bashkëkombasve tanë që kanë mbetur të plagosur, ndërsa një shqiptar i quajtur Erjon Toro ka humbur jetën.

Zyrtarët më të lartë të Shqipërisë kanë shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit. 

640x344_1472057161736.large_160824_184003_To240816Pol_1042.JPG

Screenshot_6.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

Screenshot_10.jpg

Screenshot_11.jpg

Screenshot_12.jpg

Screenshot_13.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img