Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Rritet paga mesatare në 3 muajt e fundit të 2020, ja cilët sektorë paguajnë më shumë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

16e51db82a22b66be713a8eaca91ed77

Ekonomia ka filluar të marrë frymë në tremujorin e fundit. pas përmirësimit të tregtisë me pakicë, të dhënat e INSTAT tregojnë edhe një rritje të pagës mesatare në muajt e fundit të vitit.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve ekonomike kanë raportuar rritje të pagave, pas rënies së tyre në tremujorin e tretë, si rrjedhojë e krizës së Covid-19. Ndërsa me bazë vjetore, rritja ka ardhur më së shumti nga administrata publike, kryesisht si rrjedhojë e shpërblimeve që janë dhënë për mjekët që ishin në frontin e parë të luftës ndaj pandemisë.

Sipas INSTAT,  Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2020, është 54.951 lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Aktiviteti ekonomik më i paguar mbetet ai i fushës financiare dhe sigurimeve, me 115 mijë lekë në muaj, me rritje prej 12.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe me rreth 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori i dytë që paguan më shumë është “Informacioni dhe komunikacioni”, me 82.5 mijë lekë në muaj, me rritje 8% në krahasim me tremujorin e tretë dhe 3.5% me të njëjtën periudhë të 2019-s. Profesionistët e këtij sektori ishin ndër më të kërkuarit në periudhën e pandemisë, për shkak të orientimit të punës dhe tregtisë online.

Sektori i tretë që paguan më shumë është “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 66.4 mijë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky aktivitet i ka rritur pagat me 10%, të ndikuara kryesisht nga sektori i shëndetësisë.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 40,9 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2020 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 4,5 %, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësia, pyjet dhe peshkimi  ulet me 7,5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 80,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është  40,9 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Nëpunësve ka rritjen më të madhe prej  5,1 % gjatë tremujorit të katërt 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e Punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit ulet me 0,9 %. /Monitor

Capture-8.png
Capture-7.png
Capture-6.png
Capture-5.png

Më shumë

spot_img
spot_img