Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Rritet numri i zviceranëve që largohen nga vendi

Lajme të ngjashëm

Nuk janë vetëm të huajt që lëvizin drejt Zvicrës. Prej kohësh po vazhdon edhe një trend i lëvizjes së zviceranëve drejt vendeve të huaja.

Në vitin 2014 në gjithë botën, jashtë Zvicrës jetonin 746.885 shtetas zviceranë, një numër ky i përafërt me atë të banorëve të kantonit Vaud, njofton Albinfo.

Në krahasim me një vit më parë, shifra e zviceranëve që kanë braktisur vendin, siç bën të ditur Departamenti federal i Punëve të Jashtme, ka shënuar një rritje prej 2 për qind. Dhe kjo rritje është vazhdimësi e një tendence  që është regjistruar prej disa vitesh.

Zviceranët kur e braktisin vendin e tyre më me dëshirë shkojnë në Francë, Gjermani dhe në SHBA. Në rangun e dytë të vendeve të preferuara pe¨r emigrim nga zviceranët janë Izraeli, Britania e Madhe, Australia dhe Tajlanda.

Numri i atyre që kanë emigruar në Francë është rritur gjatë vitit 2014  + 3112, në Gjermani +2045, në SHBA +1176, në Izrael +1045, në Britani të Madhe +1028 etj.

Më shumë