Hapësire reklamuese

Rajoni

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, ulet ai i të infektuarve

Shkruar nga Newsbomb

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.142 persona, prej të cilëve rezultojnë 578 raste pozitive.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.142 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 578 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 76.688  raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll