Hapësire reklamuese

Bota

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, në 24 orë raportohen 19,350 të infektuar

Shkruar nga Newsbomb

Italia vijon të ketë shifra të larta infektimesh me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 19.350 persona të infektuar me koronavirus.

Numri i viktimave është rritur ndjeshëm që nga dita e djeshme, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 785 persona. Ndërkohë që ditën e djeshme u raportuan 672 viktima.

Mësohet se në terapi intensive ndodhen 3.663 pacientë, 81 më pak se një ditë më parë.

Sondazh

Poll