Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Rritet numri i viktimave, COVID u merr jetën 15 personave në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 15 persona kanë ndërruar jetë. 25 pacientë ndodhen në gjendje më të rënduar duke marrë mjekim në spitalet e vendit.

Rastet e reja të identifikuara nga mbi 4600 testime, janë 594.

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:

211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë,  29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll,  5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar,  3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

Janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        594

Të shëruar në 24 orë      984

Të shtruar në spitale       177

Humbje jete në 24 orë     15

Testime ditore                 2183

Testime totale              1,193,944

Raste pozitive               168,782

Raste të shëruara         155,678

Raste Aktive                   10436

Humbje jete                     2,668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,721

Fier                  975

Durrës             996

Shkodër          911

Vlorë               584

Elbasan           535

Lezhë              408

Berat               398

Korçë              266

Kukës              248

Gjirokastër      204

Dibër                190

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img