Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë janë shëruar 27 qytetarë.

albsig

Njpftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:

33 në Tiranë, 5 në Fier, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Korçë, nga 2 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.

Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,962 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Maj 2022)

Raste të reja ditore          67

Të shëruar në 24 orë       27

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 618

Testime totale               1,818,942

Raste pozitive                  275,688

Raste të shëruara             271,962

Raste Aktive                         229

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            138

Fier                  24

Korçë               14

Shkodër           12

Vlorë               10

Elbasan            8

Gjirokastër      8

Lezhë              5

Kukës              3

Berat                3

Durrës             2

Dibër                2

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img