Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

‘Rritet korrupsioni në Shqipëri’, Basha reagon ashpër pas publikimit të raportit ndërkombëtar: Ja pse duhet paketa ‘Anti-shpifje’

spot_img

Lajme të ngjashëm

73182bbc3f1498511f5a123893c575a6

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e korrupsionit që u publikua sot nga Organizata ndërkombëtare Transparency International, në të cilin thuhet se vendi ynë po bën hapa pas në luftën kundër këtij fenomeni.

 Në raport thuhej që Shqipëra ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo sipas Bashës tregon ‘degradimin dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama’. Më tej ka thënë se Shqipëri është në të njëjtin nivel me Mongolinë dhe që korrupsioni po shkatërron ekonominë e shtetit.

“Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia. Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë” ka shkruar Basha.

Transparency International në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të korrupsionit në sektorin publik dhe mes tyre Shqipëria renditet në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Reagimi i plotë i Bashës:

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjera vetëm gjatë vitit të fundit.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas publikimit të raportit të Transparency International, ku thuhej se Shqipëria ka bërë hapa pas sa i takon luftës ndaj korrupsionit.

Më shumë

spot_img