Zjarret masive që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë kanë shkaktuar të paktën 17 viktima.
Situata mjaft e vështirë ka bërë që mijëra njerëz të evakuohen nga zonat e prekuara nga vatrat e zjarrit.
Sakaq, mësohet se erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, raporton CNN, transmeton newsbomb.al.
Ndërkohë, raportohet për mbi 100 të plagosur dhe autoritet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Gjendja e emergjencës u shpall në zonat veriore ku mbi 20 000 persona u detyruan të evakuohen.
Situata e zjarreve që përfshiu Kaliforninë ditën e dielë konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda në historinë e vendit.