Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Turqisë, si pasojë e përmbytjeve nga reshjet masive dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke shkatërruar shumë shtëpi dhe ura.
Forcat e kërkim shpëtimit me anë të helikopterëve u përpoqën të shpëtonin disa persona të bllokuar në çati, si dhe janë evakuar 900 banorë nga zonat e rrezikuara.
Nine people were killed in flash floods in Kastamonu in Turkey's Black Sea region that sent water and debris gushing through streets and damaged bridges, authorities said https://t.co/6D52bU5zvy pic.twitter.com/dAmbEFHPlv
— Reuters (@Reuters) August 12, 2021
Në provincën Bartin, të paktën 13 persona janë plagosur pas shembjes së një ure, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.
“Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha në 50 ose 100 vite,” tha ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli.
Ndërsa pjesa jugperëndimore e vendit u përfshi nga zjarre të mëdha, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.