Hapësire reklamuese

Bota

Rritet bilanci i viktimave në Kinë nga përmbytjet, meteorologët ngrenë alarmin: Situata përkeqësohet në tre ditët në vijim

Shkruar nga Newsbomb

Është rritur bilaci i viktmave nga përmbytjet në Kina. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa me dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Rreth 100,000 njerëz janë evakuuar në Zhengzhou. Bëhet me dije se 12 persona humbën jetën teksa ishin në një metro, në mometin kur stuhia pushtoi qytetin dhe metro u mbush plotë me ujë.

"Uji arriti në gjoksin tim", shkroi një i mbijetuar në rrjetet sociale. "Unë isha vërtet i frikësuar, por gjëja më e tmerrshme nuk ishte uji, por ajëri që vinte duke u zvogëluar”.

Meterologët shkruajnë se në tre ditët në vijim qyteti i Henan do të preket nga studia dhe shirat e rrëmbyeshëm. Ushtria Çlirimtare e Popullit ka dërguar më shumë se 5,700 ushtarë dhe personel për të ndihmuar qytetarët dhe për të kërkuar ata që kanë humbur.

Sondazh

Poll