Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Rritet bilanci i viktimave, 90 të vdekur si pasojë e Urganit Ian në Florida

spot_img

Lajme të ngjashëm

Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka shkuar në 90, në Florida.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit.

Zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër, pasi disa banorë të zonave të goditura nga stuhitë janë ankuar se nuk kanë marrë paralajmërime të mjaftueshme për evakuim.

Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan të mërkurën.

Të hënën ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.

“Ne do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që u premtohet”, ka thënë ai.

Ndërkohë në Florida besohet se 588.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë.

Disa kompani amerikane, përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, kanë thënë se një pjesë e mirë e banorëve do të kenë qasje në rrymë më 7 tetor.

Ekspertët kanë thënë se kostoja ekonomike e shkaktuar nga Uragani Ian mund të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë.

Më shumë




spot_img








spot_img