Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Rriten të ardhurat në 8 mujorin e parë të vitit, Ibrahimaj: Kjo ka ardhur nga rritja e çmimeve, por edhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha sot se janë rritur me 15.9%  të ardhurat e vendit në 8 muajt ee fundit lidhur me vitin e kaluar.

Ajo u shpreh se kjo rritje ka ardhur për shkak edhe të rritjes së çmimeve të ushqimeve, por edhe nga aktiviteti ekonomik i vendit.

“Kemi pasur një rritje në sektorin e ndërtimit. Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15. 5% në sektorin e ndërtimit, sektori i prodhimit me 25%.

Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30%. Pritshmëria lidhet dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara. Si nivel biznesesh të reja kemi një rritje prej 10.2%. nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25%.

Të ardhurat janë 15.9 % më shumë. Kjo është lidhur ngushtësisht me çmimet por edhe me aktivitetin ekonomik në vend. Por edhe rritjen e kapacitetve të mirëadministrimit. Të ardhurat janë 15.9 më shumë në krahasim me një vit më parë. Edhe muaji shtator ka qëndruar në të njëjtën linjë” tha Ibrahimaj.

Më shumë




spot_img








spot_img