Hapësire reklamuese

Bota

Rriten shifrat në Serbi, shkon në 97 numri i të infektuarve me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ministria e Shëndetësisë serbe ka konfirmuar 8 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.

Në total, numri i të infektuarëve në Serbi ka shkuar në 97, sakaq kujtojmë se Presidenti Alkesandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Njoftimin e dha Ministria e Shëndetësisë së Serbisë në faqen e internetit covid19.rs, ku raporton se u testuan 46 personave, tetë prej të cilëve ishin pozitivë dhe 38 negativë

Nga ana tjetër bëjmë me dije se në Shqipëri ka arritur në 59 numri i personave të infektuar, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu