Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Rriten shifrat e të infektuarve, Austria fuqizon masat kundër pandemisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6bd24c1fa8b4518fdab9d1f494766a49

Qeveria austriake ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili tha se duke nisur nga data 14 shtator mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike.

Sipas rregullave të reja, maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në korridoret e shkollës, por jo në klasa.

Deri më atni mbajtja e maskës ka qenë e detyrueshme në transportin publik, supermarkete dhe zyra postare, ndërsa kancelari ka njftuar edhe rregullat e reja për tubimet.

Për organizimet me spektatorë do të lejohen 1500 brenda dhe 3000 jashtë ndërtesave,ndërsa për festat private do të lejohen 50 brenda dhe 100 jashtë.

“Situata po bëhet sërish serioze. Shifrat kanë vazhduar të rriten javët e fundit”, tha kancelari Kurz, në një konference për media.

Deri më tani, Austria ka raportuar pothuajse 32.000 raste me koronavirus dhe 750 vdekje.

Më shumë

spot_img