Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.
9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe është shënuar një humbje jete nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 8 pacientë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.405 në total.
Njoftimi i IKSHKP: 07 Korrik 2021:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.
-Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
-Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.
-Në total numri i rasteve aktive është 152.