Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rriten rastet me grip, ISHP: Bëni kujdes, piku pritet në fund të janarit

Shkruar nga Newsbomb
Rriten rastet me grip, ISHP: Bëni kujdes, piku pritet në fund të

Gripi dhe virozat e stinës kanë shtuar numrin e të prekurve, edhe pse rastet janë më të pakta se vitet më parë.

Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit Publik ka folur për mediat ku u shpreh se sezoni i gripit ka nisur prej disa javësh dhe tashmë kurba e infektimeve është në trend rritës.

Gjithashtu specialistët e ISHP pohojnë janarin si muajin ku pritet të jetë edhe piku i përhapjes së virozave. Ndërkohë ka një zbutje të covid-19 dhe rënie të interesit për vaksinim.

Në ditët e festave, kur edhe grumbullimet do të jenë më të mëdha, specialistët kërkojnë të bëhet kujdes veçanërisht me të moshuarit dhe grupet e riskut. Ata kërkojnë që në të tilla raste të përdoren maskat.

Ardhja e emigrantëve gjatë festave duket se çdo vit shton numrin e të prekurve nga gripi dhe virozat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese