Hapësire reklamuese

Rajoni

Rriten rastet e reja me Covid-19 dhe 1 vdekje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Rriten rastet e reja me Covid-19 dhe 1 vdekje në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike të dhënat mbi situatën pandemike, ku kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Gjatë 24 orëve është shënuar 1 rast i vdekjes nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë të prekur me koronavirus.

Njoftimi i IKSHKP:

22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

-Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.

-Në total numri i rasteve aktive është 165.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu