Pas tragjedisë në kanalin britanik, ku u mbytën 27 emigrantë që po tentonin të kalonin nga Franca me një barkë, autoritetet kanë dhënë alarmin për rritjen e numrit të azilkërkuesve.
Sipas tyre, vetëm në muajin shtator, kërkesat për azil në Britani janë rritur me 20%.
Një raport thotë se gjatë shtatorit janë bërë plot 37,500 aplikime për 44,000 burra, gra e fëmijë, kryesisht nga Irani, Eritrea, Shqipëria, Iraku dhe Siria.
“Rritja e aplikimeve ka të ngjarë të lidhet pjesërisht, me lehtësimin e kufizimeve globale të udhëtimit që ishin në fuqi për shkak të pandemisë Covid-19, dhe me një rritjen e mbërritjeve të anijeve të vogla në Britani – nga të cilat pothuajse të gjithë kërkojnë azil”, thuhet në raport.