Hapësire reklamuese

Aktualitet

“RRINI LARG!” Flor Binaj thirrje politikanëve: Nuk ju duam në protestë, prej jush jemi në këtë pikë

Shkruar nga Newsbomb

Aktori Florjan Binaj i cili ka qenë një ndër zërat më të fortë të protestave të mbajtura në kryqytet kundër rritjes së çmimeve, i ka bërë thirrje pilitikanëve që të qëndrojnë larg.

Përmes një postimi në “Instagram”, Flori kërkon që politikanët, deputetët, ish-deputetët dhe ish qeveritarët e çdo lloj ngjyre të rrinë larg protestës së shqiptarëve, pasi për gjendjen në të cilën sot ndodhet vendi vjen dhe për shkak të tyre.

Sipas tij kjo protestë ka vetëm ngjyra kuq e zi, dhe u përket vetëm qytetarëve të ndershëm, dhe jo atyre që e kanë dëmtuar këtë vend prej vitesh.

"Kjo protestë nisi nga qytetarët për qytetarët. Çdo anëtar partish, deputet, ish deputet, ish ministra, e lloj lloj ish-rash nuk i duam këtu sepse prej tyre jemi në këtë pikë. Rrini larg dhe mos e prishni këtë protestë qytetare me ngjyrat e shplara të partive tuaja. Ne i përkasim vetëm ngjyrave kuq e zi të flamurit shqiptar”, shkruan Flori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu