Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrihte nënën e tij të moshuar, arrestohet 41-vjeçari në Lushnje

Shkruar nga Newsbomb

Një 41-vjeçar që ka ushtruar dhunë fizike dhë psikologjike është ndaluar dhe arrestuar nga policia e Lushnjes duke u akuzuar për dhunë në familje. Blerim Balliu, banues në fshatin Çermë Sektor, ka rrahur nënën e tij: S.B, 63 vjeçe, ndërsa pas arrestimit, materialet i kanë kaluar prokurorisë.

“Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

-Blerim Balliu, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, në gjëndje të dehur, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij shtetases:

-S.B, 63 vjeçe, banuese në fshatin Çermë Sektor, Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.