Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ku është sulmuar fizikisht kryeredaktori i gazetës “Insajedri”, Vehbi Kajtazi.
Menjëherë pas kësaj ngjarje policia kosovare është vënë në lëvizje për të ndaluar autorët.
Mësohet se sulmi ka ndodhur në qendër të Prishtinës. Mediat kosovare bëjnë me dije se agresori është identifikuar dhe është Faton Ramadani.
Faton Ramadani njihet në Kosovë si një mik i afërt i deputetit Mialim Zeka dhe kjo ngjarje mund të ketë lidhje me investigimet që ka bërë kohët e fundit gazeta “Insajderi”.
Vehbi Kajtazi është një nga gazetarët më të njohur në Kosovë me një karrierë të gjatë në disa media të ndryshme.
Sondazh
Poll