Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrihen me sende të forta të rinjtë në Kamëz, tre prej tyre përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Rrihen me sende të forta të rinjtë në Kamëz, tre prej

Një sherr është shënduar ditën e djeshme mes disa të rinjve në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.

Bëhet me dije se shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.

Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin "Nënë Tereza", këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese