Mazhoranca ka rrëzuar vetëm me votat e saj ditën e sotme projektligjin për statusin e minatorit, të propozuar nga deputeti i LSI, Përparim Spahiu.
Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë projektligj, pasi sipas saj ka efekte negative në skemën e pensioneve, ndërkohë që angazhohet për të hartuar një status për minatorët brenda 2018.
“Ne do të vijmë dhe do sjellim një status të trajtuar me maturi sociale dhe financiare”,- deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Për rrëzimin e këtij projektligji ka reaguar edhe deputeti propozues, Përparim Spahiu.
“Si mundet që Qeveria të dalë në një përfundim të tillë në një kohë që nuk ka përllogaritur as kostot dhe as pasojat e këtij projektligji?!”, deklaroi ai.