Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohet nga lartësia 17-vjeçari në Sarandë, pëson fraktura në kokë dhe transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet nga lartësia 17-vjeçari në Sarandë,

Një i ri 17-vjeçar është rrëzuar nga 2 metra lartësi në fshatin Shelegar të Sarandës. Nga rrëzimi ai ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe trup.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është rënduar.

Edhe pse nga një lartësi jo shumë e madhe, dyshohet se i riu ka rënë në pozicion të keq dhe ndodhet në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës.

“Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 17 vjeç, i cili dyshohen se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil. Shtetasi K. K., do të dergoht në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu