Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohet nga kali, humb jetën burri në Kolonjë

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet nga kali, humb jetën burri në Kolonjë

Një i moshuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Kolonjë. Bëhet me dije se shtetasi  I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.

Për pasojë i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se trupi i viktimës është transportuar drejt morgut për të bërë ekzaminimet përkatëse. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese