Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Rrëzohet avioni ushtarak në SHBA, vdesin 5 persona (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një avion ushtarak mallrash është rrëzuar të mërkurën në Savannah të Georgias.

Forcat Ajrore të Amerikës thonë se bëhët fjalë për një avion “C-130” të GArdës Ajrore Kombëtare. Nga rrëzimi i avionit mbetën të vdekur pesë persona. Rrëzimi në fakt nuk ka ndodhur në pistën e aeroportit, por disa milje më larg në një autostradë, shtoi më tej zëdhënësja Candace Carpenter, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme edhe nga aeroporti.

“Ishte e tmerrshme”, tha Denver Goodëin, që punon në një shërbim riciklimi pranë një varreze makinash, që e pa ngjarjen nga rruga më e afërt. “Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerëzit në godinë u kapluan nga paniku. Ishte me të vërtetë e tmerrshme”.

Videot e publikuara nga filiali i CNN-it, “WSAV” shfaqën renë e dendur të tymit dhe flakët që vinin nga vendi i ngjarjes, që dyshohet të jetë një magazinë.

Një postim në “Twitter” nga Shoqata e Zjarrfikësve profesionistë të Savannah tregonte bishtin e avionët që bëhej i dukshëm mes zjarrit dhe tymit. 

 

 

 

Më shumë

spot_img