Një avion turistik është rrëzuar në Alpet zvicerane, duke vrarë tre persona.
Një zyrtar lokal tha për RTN Radio se ka pasur viktima nga rrëzimi i avionit, por fillimisht nuk dha detaje apo një numër.
“Familjet e viktimave duhet të informohen së pari”, shpjegoi zëdhënësi i policisë Georges-André Losuet.
Disa orë më vonë, policia zvicerane njoftoi se ka tre të vdekur, piloti dhe dy pasagjerë. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për shkaqet e aksidentit.
Rrëzimi i avionit të vogël turistik ndodhi në Ponts-de-Martel në malet Neuchâtel të Alpeve, pranë kufirit të Zvicrës dhe Francës.
Sondazh
Poll