Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Rrëzohet avioni në Suedi, humbin jetën 8 parashutistë dhe piloti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të nëntë personat që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar në Suedi, kanë humbur jetën. 

Avioni, i cili kishte në bord tetë parashutistë së bashku me një pilot, zbriti jashtë Orebro rreth orës 7:20, paditen e së enjtes, raportojnë mediet lokale. Rrëzimi mendohet të ketë ndodhur ndërsa avioni po ngrihej.

“Ishte një aksident shumë i rëndë.Të gjithë në bordin e avionit të rrëzuar kanë vdekur”, thanë autroritetet në Suedi.

Avioni i vogël me helikë, një DHC-2 Kastor, ishte marrë me qira nga një klub lokal i parashutizmit për një event veror, njoftoi media lokale.

Kryeministri suedez Stefan Lofven shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e 9 anëtarëve të bordit të avionit.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh që kam marrë informacionin tragjik në lidhje me rrëzimin e avionit në Orebro.Ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të dashurit në këtë kohë shumë të vështirë”, shkruan Lofven në Twitter.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img