Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore të Indisë, humb jetën tragjikisht piloti (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një pilot i Forcave Ajrore Indiane (IAF) humbi jetën mbrëmjen e së enjtes, pasi avioni i tij u rrëzua në provincën Punjab.

Mediet e huaja shkruajnë se avioni i prodhimit sovjetik MiG-21 ishte duke bërë strërvitje nga Suratgarh në Rajasthan kur u rrëzua në fshatin Langeana. Trupi i pilotit u gjet rreth dy kilometra nga vendi i rrëzimit.

“Aksidenti ajror i natës së kaluar përfshiu një avion Bison të IAF në sektorin perëndimor. Piloti, drejtuesi i skuadrës Abhinav Choudhary, pësoi dëmtime fatale. IAF shpreh ngushëllime për humbjen tragjike dhe qëndron pranë me familjen e tij”, thuhet në deklaratën e IAF.

Forca Ajrore Indiane ka urdhëruar për një hetim rigoroz për të zbuluar shkakun e aksidentit tragjik.

Më shumë

spot_img
spot_img