Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëzohen nga skela dy punëtorë të By Pass-it në Gjirokastër (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohen nga skela dy punëtorë të By Pass-it në

Dy punëtorë të ByPass-it në Gjirokastër mësohet se janë rrëzuar nga skela teksa ishin duke punuar. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek ura e Nanxës.

Të lënduar kanë mbetur Agron Baboçi 59 vjeç dhe Erjon Meçani 37 vjeç, të dy punonjës të firmës e cila po kryen punimet në këtë zonë.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.