Hapësire reklamuese

Politikë

Rrëzohen dy dekretet e Metës dhe nisma e Murrizit për procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer në komunizëm

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Është zbardhur votimi mbi projektrezolutat e miratuara ditën e sotme në Kuvend.

Maxhoranca me ndihmën e votave të opozitës së re ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta, që kanë të bëjnë me nismën “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Proto-Romano Durrës.

2.png

Gjithashtu maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër nismën e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit, Mylsym Murrizi për të realizuar procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer gjatë regjimit komunist.

Projektligji “për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”, është hequr nga kalendari i punimeve të Kuvendit për shkak se nuk ka arritur të miratohet as në parim.

1.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll