Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rrëzimi i Gjykatës Speciale/ Ambasadori holandez përplaset me deputetet e VV-së në Kuvend

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

28550f24a50d10b6b8ef45191e04f117

Mosmiratimi i krijimit të Gjykatës Speciale sot nga Kuvendi i Kosovës, nuk ka ngjallur reagim vetëm brenda partive politike, por edhe te ambasadorët e akredituar në Prishtinë. Televizioni Rrokum ka mundur të regjistrojë një debat që zhvillohet midis dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiut e Puhie Demakut, me ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.

Dy deputetet kanë refuzuar të dëgjojnë argumentet e ambasadorit Bosch, i cili po u fliste pro votimit të Speciales, duke u shprehur se ato janë përfaqësuese të popullit kosovar, e ndërsa ai thjesht një ambasador.

Ambasadori Bosch, i cili nuk e kishte vënë re praninë e kamerës u është drejtuar dy deputeteve me ton të ashpër, duke u thënë se ai është më shumë ekspert i ligjit se ato të dyja.

Sapo ka parë kamerën, ambasadori holandez është munduar të qetësojë situatën dhe ka ulur tonin e zërit. 

Lexo edhe: Kuvendi i Kosovës “rrëzon” Gjykatën Speciale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img