Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Rrëzimi i avionit ushtarak grek, gjendet trupi i pilotit 29-vjeçar, asnjë gjurmë nga komandantin

Lajme të ngjashëm

Autoritetet greke kanë gjetur trupin e pajetë të pilotit 29-vjeçar, Michael Turoutsikas, i cili ndodhej në avionin F-4 të Forcave Ajrore Greke që u rrëzua mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave vendase mësohet se kërkimet po vijojnë për gjetjen e trupit të komandantit Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç.

Kujtojmë se avioni luftarak u rrëzua mëngjesin esotëm teksa ishte në një fluturim stërvitor.

“Të hënën, më 30 janar 2023, në orën 10:30, një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadronit 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u përplas në zonën detare, 25 milje në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë plagosjen vdekjeprurëse të bashkëpilotit, nënkomandant (I) Marios – Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Hetimet po vazhdojnë për kapitenin, Sminagos (I) Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Aviacionit Grek (GEA)

Më shumë