Hapësire reklamuese

Politikë

Rrëzimi i ankimimeve për qarqet Durrës dhe Shkodër, reagon PD: Anëtarët e KAS marrin urdhra nga telefoni

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzimi i ankimimeve për qarqet Durrës dhe Shkodër, reagon

KAS vendosi ditën e sotme të rrëzojë kërkesat e PD-së për të shpallur të pavlefhsme zgjedhjet në qarqet e Durrësit dhe Shkodrës.

Përfaqësuesi i PD në KAS, Marash Logu, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, ka akuzuar anëtarët e KAS-it se marrin urdhra në telefon, ndërsa e ka cilësuar vendimin si të njëanshëm dhe politik.

“Tre ankimet e PD, në lidhje me qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës. Nga ana e PD janë vendosur materiale shpjeguese, për të treja qarqet, të cilat në vlerësimin tonë faktonin shkelje të rënda të ligjit. Duke pasur parasysh numërim e madh te provave që ne i vumë në komision, me të drejtë pritëm që të vepronin me të drejtë.

Ata marrin urdhra politikë në telefonat e tyre, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknurin. Kemi paraqitur prova sesi votat u blenë nga PS, në Durrës kishte një skemë të drejtuar nga Ardjan Cela dhe Vangjush Dakon, ngritën struktura për blerjen e votës.

Dhe në Shkodër, Mark Frroku dhe Tom Doshi blenë vota masivisht. Është fakt se burimet shtetërore u përdorën masivisht nga PS. Vetëm leje legalizimi janë dhënë 10 mijë e tre leje. Janë punësuar mbi 3 mijë punonjës”, tha Logu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll