Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

RREZIKU, Valbona dhe prapaskenat…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a4fe2f1cbe75ce121adc2cf818622ccd

Dje me daten 29 Tetor, në Valbonë u mbajt koncert-protesta për mbrojtjen e saj nga shktërrimi oligarko-politik që të mos “varrosim” lumin e Valbonës duke shkatërruar një pasuri kombëtare.

Ky event ishte iniciativë e Eda Zarit dhe Elina Dunit dhe u realizua me ndihmesën të shumë njerëzve që nga jugu i Shqipërisë e deri në Preshevë.

“Perçaj dhe sundo” .

Dje u vu re dhe karshillëku e kapriçoja e firmave të ndertimit ndaj kesaj kauze.

Ata vazhduan punën qetësisht edhe pse e dinin shumë mirë që dje aty do ishin shumë media, përfaqësues të ambasadave dhe qytetarë që janë kunder ndertimit te HEC-eve.

Lufta Brenda llojit është shumë e frikshme dhe e mirëprogramur, pasi edhe firmat që kanë marrë konçensionet kanë nënkontraktuar disa firma o nga Tropoja thjeshtë që të implikojnë sa më shumë fise të Tropojes në ndertimin e ketyre HEC-eve, duke ulur mundësinë për kundershtimin e ketyre projekteve pasi që kjo zonë vjen nga tradita të forta Kanunore.

Ka shumë tropojanë që thonë: pse të reagoj unë kur nuk dalin të protestojnë ata që jetojnë në Valbonë, e për më tepër as ata që kanë biznese?

Fatkeqësia në atë vend është se edhe ata që kanë biznese janë Tuca (frikacakë) dhe injorantë pasi ose kanë frikën se mos ju sulmon shteti biznesin ose janë kapur nga lidhjet farefisnore.

E ndersa fshatarët e varfër janë mashtruar me premtime pune në HEC-e.

Apatia e tropojanëve është shumë e frikshme por deri diku dhe e justifikueshme pasi ronarët e firmave që kanë marrë konçensionet janë nga Tropoja, madje edhe ai që ju dha konçensionin ,Berisha, është po nga Tropoja.

Abuzimet me kauza kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjithmonë, shshpesh të programuara nga lakmia ose eksitimi i momentit, kjo e fundit u pa dhe dje ndersa çmimet e hoteleve ose të pijeve ishin më të larta se në kulmin e sezonit, fjë që ndikoi dhe në pjesmarrjen e njerëzve në aktivitet.

Por mos u merzisni se Valbona nuk është e tyre, as e politiknëve pasi ata janë thjeshtë menaxherë të përkohshëm që mundohen të shtrydhin nga keto pasuri. Ne duhet ta dimë e tut hemi që Parqet Kombetare janë pasuri publike e të gjithëve dhe nuk mund të bëjnë ata çfarë të duan.

Vlabona është Hyjnore!!

Për keto dhe shumë arsye të tjera , mbrojtja e Parqeve Kombëtare sidomos e Valbonës nuk duhet pritur vetem nga vendsit port ë mobilizohen gjithë shqiptaret që jetojnë në troje të tyre port ë ndarë në 6 Republika që ta mbrojmë me çdo kusht kete vend mos të kemi VARRbona.

Nga Ardit Mekshiqi, aktivist i shoqërisë civile

Më shumë

spot_img
spot_img