Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Rreziku s’ka kaluar", ministri Balla nga Lushnja: Ka ende vatra aktive

Shkruar nga Newsbomb
"Rreziku s’ka kaluar", ministri Balla nga Lushnja: Ka ende vatra

Në deklaratën e bërë nga vendngjarja, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka thënë se situata e zjarrit tani është nën kontroll, por temperatura e lartë e objektit po i vështirëson punën zjarrfikësve.

Balla tha se aktualisht për izolimin e vratrave të zjarrit janë duke punuar forcat e zjarrfikëses së Fierit, Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë, por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa. 

Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës. Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet,  është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin e tretë”- tha Balla.

I pyetur nga gazetarët për shkakun e zjarrit Balla u përgjigj se nuk dëshiron të bëjë deklarata hipotetike por të presin për një hetim të thelluar nga prokuroria.

“Nuk jam prokurori i çështjes të di shkaqet e zjarrit, pasi të vihet tërësisht nën kontroll do të ketë një hetim të plotë mes policisë dhe prokurorisë. Nuk dua të bëj deklarata hipotetike. Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë, helikopterin e vendosem pranë objektit, nëse do të ishte i nevojshëm do të përdorej, por nuk ndodhi falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Renea”.  Ata u futen në disa banesa që shërbimi zjarrfikëses nuk do mbërrinte dot në kohë." - deklaroi ministri Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese