Frika nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist që është rritur ndjeshëm pas shpërthimeve ditën e djeshme në Bruksel, ka sjellë edhe anulimin e ndjeshjes së parë të futbollit mes kombëtareve.
Miqësorja e parashikuar të luhej në datën 29 mars mes Belgjikës dhe Portugalisë është anuluar. Lajmi ne ka konfirmuar gazetari sportiv i “FranceTV2”.
Kërcënimet terroriste kanë vënë në rrezik edhe zhvillimin e Kampionatit Europian por Uefa është shprehur se deri tani nuk është vendosur që ndeshjet të luhen pa tifozë.