Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Rreziku i shkaktuar nga peshku i kuq, ekspertët këshillojnë: Mos i hidhni në liqene e pellgje, mund të rriten aq shumë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një qytet në shtetin amerikan të Minesotës u ka kërkuar banorëve të mos i hedhin peshqit e tyre në liqene e pellgje, pasi zbuluan një peshk të madh të kuq, i cili mund të shkatërrojë një habitat natyror.

Kafshët shtëpiake të zakonshme mund të rriten shumë në natyrë dhe të shkaktojnë përçarje të mëdha në ekosistemet.

Qyteti i Burnsville publikoi disa imazhe që tregojnë disa peshq të kuq “përbindësh”, të kapur gjatë një sondazhi në liqenin Keller.

Në faqen e “City of Burnsville” thuhej se peshku i kuq mund të ndikojë në cilësinë e dobët të ujit duke grumbulluar sedimentin (material i ngurtë që gjendet në sipërfaqen e tokës në formën e grimcave) dhe duke shkulur bimët.

“Ju lutemi mos e lëshoni peshkun e kuq në pellgje dhe liqene. Ata rriten më shumë sesa mendoni”, thanë ata. 

Në qytetin Minesota, peshqit e kuq janë një specie pushtuese, që do të thotë se është e paligjshme lëshimi i tyre në ujërat publike.

Një peshk i kuq i mbajtur në një akuarium në shtëpi zakonisht rritet në rreth 2 in (5.1cm) në gjatësi.

Por sapo të vendosen në ujërat publike, sipas ekspertëve të mjedisit peshqit e kuq mund të rriten shumë, duke u riprodhuar me shpejtësi dhe duke dominuar speciet vendase, si dhe të shkatërrojnë një habitat.

Në paralajmërimin e tij, qyteti i Burnsville këshilloi pronarët e kafshëve shtëpiake, duke thënë:

“Ju lutemi merrni parasysh mundësitë e tjera për t’u gjetur atyre një shtëpi të re”.

Më shumë

spot_img
spot_img