Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Rrezikonin jetën e pushuesve me manovra në det, Policia gjobit dy pronarët e mjeteve lundruese në Sarandë, bllokon 3 “Jet ski”  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë gjobitur nga Policia e Sarandës, pasi kryenin manovra të rrezikshme me mjetet lundruese në det, duke rrrezikuar jetën e pushuesve.

Bëhet me dije se janë bllokuar 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat ishin pa dokumentacion përlatës.

Dy pronarët e motorave të ujit, shtetasi G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë, u gjobitën me nga 10.000 lekë të reja secili.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese, Policia Kufitare ndëshkon me masë administrative 2 shtetas.

Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, pa dokumentacion. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare është e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe të qetë për pushuesit. Për çdo rast të mosrespektimit të zonave të kufizuara me bova dhe për çdolloj paligjshmërie tjetër, mund të denonconi në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefononi në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img