Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Rrezikoni të humbisni me duart tuaja", Rama ia thotë në sy : Jeni tmerrësisht larg studentëve të dhjetorit të parë

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë fjalës së tij përballë studentëve të universitetit Bujqësor në Tiranë, Rama u shpreh se megafoni nuk është i nevojshëm kur nuk të dëgjon njeri.

Kryeministri u shpreh se studentët e sotëm janë shumë larg studentëve të dhjetorit të parë pasi ata zgjodhën të bisedonin në tavolinë me përfaqësuesin më të lartë të diktaturës.

"Refuzimi për të folur nuk është argument, e folura me forcë pa argument nuk është vlerë e shtuar dhe në fund të ditës mua më duket që jeni shumë larg nga ata studentët e atij dhjetorit tjetër.

Jeni tmerrësisht larg sepse ata studentët e dhjetorit tjetër u ngritën kundër një regjimi që edhe mund të nxirrte tanket në rrugë.

Kërkuan të flasin në tavolinë dhe i vajtën përballë përfaqësuesit me të lartë të diktaturës dhe ja thanë çfarë kishin për të thënë e në fund fare fituan.

Unë  e kuptoj që  mund të mos biem dakord po duke mos folur s' kemi si i zgjidhim problemet.
Me atë variantin plotëso këto se ne nuk  flasim? Asnjëherë.

Rrezikoni të humbisni me duart tuaja diçka që e krijuat vetë si burim i një energjie te madhe pozitive për univeristetin.

Problemet janë shumë më të gjëra se ato 8 pika. Çdo universitet ka specifikat e veta. Doni t'i trajtoni këto apo doni të duartrokisni ato që dalin jashtë", u shpreh Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll