Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrezikojnë të mbyten 6 turistë me skaf në Ksamil, Policia Kufitare i vjen në ndihmë

Shkruar nga Newsbomb

Gjashtë turistë kanë rrezikuar seriozisht të mbyten teksa skafi me të cilin kishin dalë për shëtitje në bregdetin e Ksamilit, ka pësuar defekt në motor.

Skafi në pronësi të shtetasit me inicialet B.S, ka pësuar defekt pranë Kepit të Mërtesës por menjëherë i kanë ardhur në ndihmë dy patrulla nga Policia Kufitare e Sarandës.

Më pas ka rezultuar se skafi kishte dalë në det kundër rregullave të lejuara për qarkullim. Gjashtë pushuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu