Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrezikoi jetën e qytetarëve duke xhiruar gomat, pranga të riut 'rebel' në Korçë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në qendër të qytetit duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas bluve 31 vjeçari, i identifikuar si E.M nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin "Republika", duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, por arrestohet në flagrancë.

Më datë 23.08.2019, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin "Republika" dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.

31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.

Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll